Jasir Asani është përzgjedhur lojtari i muajit mars në Korenë e Jugut, duke qenë gjithashtu dhe në formacionin më të mirë. “Fantazisti” i Kombëtares së Shqipërisë, ka spikatur që në fillimin e aventurës së tij në Kore, duke marrë dhe mbështetjen e tifozëve.
Në përballjen e zhvilluar ndaj Incheon, Asani shënoi një tripletë duke shtangur skuadrën kundërshtare. Gjithashtu performanca e tij e mirë ka bërë që të kthehet në idhullin e tifozërisë, si dhe të rigjejë veten e tij, duke fituar dhe një vend në formacionin më të mirë të muajit mars, pas atyre performanca “zhgënjyese”, ku shënoi vetëm 9 gola në 42 përballje, për hungarezët e Kisvarda.
Performanca e mira me koreanët i siguaran Asanit dhe një vend në Kombëtaren shqiptare, me teknikun Sylvinho që i besoi “fantazistit” një vend titullar në përballjen ndaj Polonisë dhe Asani nuk e zhgënjeu teksa zhvilloi një paraqitje fantastike edhe pse ishim të pafat para porte.
Ndërkaq, kujtojmë se më herët Asani ka luajtur me ekipe si Podeda, Vardar e Shkupi në Maqedoni, “demat e kuq” të Partizanit në vendin tonë, suedezët e AIK, si dhe për hungarezët e Kisvarda. /i.m /abcnews.al
POSTIMI I KLUBIT: