Mediat spanjolle, konkretisht ajo vendase “Sport” i tronditi të gjithë me historinë e një trekëndëshi dashurie. Aktorët kryesorë janë Gerard Pique, e dashura e tij e re Klara dhe askush tjetër përveç Pep Guardiolës.
“Sport” kishte një artikull se Klara e tradhtonte Piquen me Guardiolën, por ndërkohë e hoqën nga faqja.
Megjithatë, një numër i madh i mediave të tjera iu referuan “Sport” dhe raportuan detajet e tekstit.
Klara kishte një lidhje të fshehtë me Guardiolën, të cilin dyshohet se e njihte që më parë, sepse ajo shkonte në të njëjtën shkollë me fëmijët e tij. Gjithashtu, thuhet se lidhja e Klara me Guardiolën supozohej të ishte hakmarrje pasi vetë Pique e tradhtoi të dashurën e tij me një avokate.
Meqë ra fjala, Pike hyri në një lidhje me Klarën gjatë verës së vitit të kaluar. Mediat shkruan se ai e ka tradhtuar Shakirën me të, me të cilën ka dy djem dhe me të cilën ka qenë së bashku për 11 vite. /G.D abcnews.al/
Burimi: TuttoSport