Odri Glover, kthehet në Shqipëri për të monitoruar sërish një palë zgjedhje. E ka nisur këtë eksperiencë të gjatë në vendin tonë që nga viti i largët 1994, kohë kur Sali Berisha nuk e mirëpriti, por konfliktet më të, nuk e mbajtën larg vendit tonë.
Ajo e ka drejtuar misionin e ODIHR disa herë. Herën fundit, në vitin 2019 e gjeti Berishën përqafuar me Bashën, në bojkot zgjedhor, ndërsa 4 vjet më pas, i gjen të ndarë keqas.
Por Glover nuk e shpall Berishën non grata, edhe pse këtë e ka bërë SHBA-ja dhe Anglia për korrupsion madhor. Ai nuk është më drejtues i ligjshëm i PD-së, por meqë praktikisht drejton koalicionin më të madh opozitar, shefja e ODIHR nuk e përjashton një takim me Berishën.
“Ne kemi në mend të takohemi me cilindo që është përfshirë në procesin zgjedhor.”
Glover nuk jep dot një përgjigje të qartë nëse rritja e pagave pak përpara zgjedhejve nga ana e qeverisë është një shkelje e Kodit Zgjedhor.
“Ne e kemi paracaktuar përdorimin e burimeve publike në fushatë si një fushë me rëndësi për t’u monitoruar nga ne. Po i shohim këto zhvillime me shumë kujdes, por do të na duhet pak kohë për të kuptuar nëse janë shkelje, e nëse po, në ç’masë. ”
Glover dhe ekipi i saj do të japin një vlerësim të parë për zgjedhjet një ditë pas mbajtjes së tyre, dhe në fund do të dalin me rekomandime të detajuara. /abcnews.al