Ndihma ndaj Ukrainës, shkak për sulmet kibernetike ndaj Maqedonisë së Veriut

schedule09:32 - 7 Prill, 2023

schedule 09:32 - 7 Prill, 2023

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga në një intervistë për mediat vendase është shprehur se sulmet kibernetike ndaj Maqedonisë janë bërë për shkak të ndihmës që shteti i ka dhënë shtetit ukrainas në luftën për mbrojtje të territorit dhe qytetarëve të saj, ndaj agresionit rus

Sipas Jajagës, në radhë janë 7 donacione të ndryshme nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën.

“Në bazë të numrit të popullatës, RMV është ndër 5 shtetet e para si kontribues më të mëdhenj në ndihmë të Ukrainës dhe kjo çmohet jashtëzakonisht shumë nga të gjitha anëtarët e NATO-s”, tha Jajaga.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për strukturat pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, ku tha se edhe rajoni, por edhe Maqedoni e Veriut janë të prekura nga strukturat “pro-ruse” që operojnë për interesa të Rusisë.

Sipas zv. ministrit të Mbrojtjes, këta struktura janë duke u luftuar nga ana e MB-së dhe organeve tjera të sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!