Xi Jinping: Politika e Kinës për të promovuar paqen dhe dialogun në luftën në Ukrainë

schedule16:57 - 6 Prill, 2023

schedule 16:57 - 6 Prill, 2023

Presidenti kinez  Xi Jinping ka theksuar se politika e Kinës për Ukrainën mund  të përmblidhet në një frazë të vetme “promovoni paqen dhe dialogun”, ku shtoi se e rëndësishme është inkurajimi për armëpushim dhe përfundimin e luftës.

Xi Jinping në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Pekin, theksoi se marrëdhëniet Kinë-BE nuk drejtohen, varen apo kontrollohen nga asnjë palë e tretë.

Nga ana tjetër presidentja e Komisionit tha se inkurajoi presidentin kinez të kontaktojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ajo u pyet në një konferencë për shtyp nëse ishte realiste që Pekini të bindte presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë.

Ndërsa më herët presidenti kinez Xi Jinping tha gjatë bisedimeve të tij me homologun e tij francez Emmanuel Macron se ai është i gatshëm të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kur të jetë koha e duhur, tha një diplomat francez që ishte i pranishëm në takime.

Nga ana e tij, presidenti francez “i bëri presion Xi Jinping që të mos i ofronte Rusisë asgjë që do të ishte e dobishme në luftën e saj kundër Ukrainës“, shtoi diplomati francez, ndërsa vendet perëndimore janë të shqetësuara për mundësinë e dërgimit të armëve nga Kina në Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!