Borrell viziton Kinën javën e ardhshme

schedule16:46 - 6 Prill, 2023

schedule 16:46 - 6 Prill, 2023

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të vizitojë Kinën javën e ardhshme.

Borrell do të vizitojë Kinën nga 13 deri më 15 prill, tha të enjten zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Peter Stano, shkruan Reuters.

Ai u shpreh muajin e kaluar se do të vizitonte Kinën “së shpejti” dhe deklaroi se partneriteti i Pekinit me Moskën ka kufizime, pavarësisht retorikës zyrtare për të kundërtën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë aktualisht në Kinë, duke i kërkuar Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!