Presidenti i Kinës, Xi Jiping ka shprehur gatishmërinë e tij për të zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky-n.
Kina është e gatshme të punojë me Francën për të “shtyrë fort” për të filluar negociatat për përfundimin e konfliktit, shkruan Sky News, ndërsa Emmanuel Macron viziton Pekinin.
Ky është treguesi i parë se si Xi mund t’i përgjigjet ftesës së liderit ukrainas për t’u takuar me të në Kiev.
Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelensky-n që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi për në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.r.t/abcnews.al