Meghan Markle tregon një tjetër talent

schedule08:58 - 6 Prill, 2023

schedule 08:58 - 6 Prill, 2023

Meghan Markle u martua me Princin Harry në vitin 2018, dhe për shumë njerëz ajo është një aktore, folëse dhe kuzhiniere e talentuar!

Megjithatë, Megan ka edhe një aftësi tjetër, pasi flet tre gjuhë të huaja. Ajo tregoi për herë të parë aftësitë e saj gjuhësore gjatë një vizite në Marok me Princin Harry në vitin 2019.

Gjatë një vizite në një shkollë me konvikt për vajza, ajo ishte shumë e lirshme duke folur me studentët në frëngjisht, ndërsa Harry dështoi dhe vazhdoi në anglisht.

Meghan flet rrjedhshëm edhe spanjishten, pasi e ka mësuar gjuhën gjatë kohës që jetonte në Buenos Aires, ku punonte në Ambasadën e SHBA-së dhe në Madrid, ku studioi në vitin 2002 në Universitetin Northwest.

Nga ana tjetër, spekulimet për praninë e Harry-t dhe Meghan-it në kurorëzimin e Mbretit Charles muajin e ardhshëm vazhdojnë, ndërsa çifti tashmë ka reaguar./abcnews.al