Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë zjarri në Sukth, detajet e para

schedule20:16 - 5 Prill, 2023

schedule 20:16 - 5 Prill, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Sukth të Durrësit. Shtetasi me inicialet R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme në tokë me kallashnikov dhe më pas është larguar menjëherë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e 30 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!