Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë të mërkurë ka pritur në një taklim homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç. Pas takimit kreu i qeverisë maqedonase është ndalur tek ndryshimet kushtetuese duke përkujtuar se ndryshimet e parapara përfshijnë edhe kroatët.
Ndërkohë që derisa bëri thirrje për konsensus nënvizoi se themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme.
“Qeveria e RMV-së do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në thellimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Kroacinë. Ky nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe i gjithë Qeverisë. Me Kroacinë nuk na lidh vetëm e kaluara e përbashkëta në kuadër të ish Jugosllavisë, por e ardhmja evropiane. Nuk kemi asnjë çështje të hapur. Bashkëpunimi me Kroacinë është intensifikuar në fushën e integrimit tonë në BE, me çrrastë Kroacia është mbështetësi ynë më i zëshëm në këtë rrugë. Ajo që duam ta bëjmë në të ardhmen është thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike. Ndryshimet kushtetuese janë para nesh dhe nënkuptojë edhe përfshirjen e kroatëve, besoj se do të arrijmë konsensus. Sot jemi në rrugën e vërtet që do të sigurojmë të ardhme evropiane për qytetarët tanë. Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. Nuk ka kthim pas, për ne ekziston vetëm një rrugë, ajo është drejt BE-së”, deklaroi Kovaçevski.
Nga ana tjetër kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, deklaroi se Kroacia edhe më tej do të vazhdoj të mbështes Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.
“Vlerësoj se Republika e Maqedonisë së Veriut pas disa viteve do të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa Kroacia tanimë disa vite po ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Keni bërë shumë reforma, e dimë që padrejtësisht keni qenë të bllokuar në atë rrugë. Do t’ju ndihmojmë që të tejkaloni gjitha pengesat dhe sa më shpejtë të na bashkëngjiteni në familjen e madhe Evropiane”, tha Plenkoviç./abcnews.al