Nuk ka patur fitues në “Stamford Bridge”, me supersfidën e mbrëmjes së sotme, në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League, mes Chelsea e Liverpool që është mbyllur në rezultatin “e bardhë”, 0 me 0.
Mirëpo, rezultati nuk tregon gjithçka. “Blutë” e Londrës të udhëhequ nga trajneri i përkohsëm Bruno Saltor kanë arritur të kalojnë 2 herë në avantazh fillimisht me anësorin Reece James në minutën e 26’-të e më pas me “fantazistin” Kai Havertz në minutën e 50’-të të sfidës, mirëpo pas rishikimit të golave me sistemin VAR, goli i James u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje, ndërsa goli i Havertz u anullua pas një prekje të pavulnetshme të topit me dorë.
Me këtë rezultat Chelsea mbetet në vendin e 11-të me 39 pikë, ndërsa Liverpool në vendin e 8-të të renditje me 43 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PËRMBLEDHJEN E SFIDËS: