Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë ku një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj një makine, brenda së cilës ndodhej ish e dashura 26 vjeçare nga Shqipëria, vëllai i saj 20-vjeçar dhe një shtetas grek, 30 vjeç. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull dhe u dërguan në spital. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 26 vjeçarja ka një fëmijë me 36 vjeçarin. Pas ndarjes, shkak i mosmarrëveshjeve ka qenë fëmija. Autoritetet kanë shpallur në kërkim shqiptarin./abcnews.al