Ivan Perisiç është prezantuar si futbollist i Bayernit. Kampionët e Gjermanisë e huazuan ballkanasin për shifrën e 5 mln eurove dhe kanë të drejtën e blerjes për 20 mln.
Tashmë është gjithçka zyrtare. Skuadra e Bayernit ka huazuar për një sezon sulmuesin e Interit Ivan Perisic.
Transferimi i kroatit në Gjermani u kushtoi arkave të klubit bavarez 5 mln euro dhe kanë të drejtën e blerjes në fundin e sezonit të ardhshëm për 20 mln euro.
Për futbollistin ballkanas është një rikthim në kampionatin gjerman pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Ëolfsburg dhe Borusia Dortmund.
“Jam i lumtur për rikthimin në Gjermani. Kjo skuadër është ndër më të mirat në botë. Synimi është të fitojmë tripletën”.
Gjithsesi transferimi i Perisiç në “Allianz Arena” u shoqërua me kritika nga tifozët bavarez të cilët kontestuan vendimin e drejtuesit të klubit që investuan për një futbollist 30 vjeçar.
Reagimi i trajnerit Niko Kovaç ishte i menjëhershëm. Kreu i pankinës së Interit deklaroi së Perisiç do të luajë si titullar dhe nuk ishte plan B për skuadrën. Edhe nëse skuadra do të transferonte Sane nga Manchester Siti, Perisiç do të ishte nën fokusin e bavarezëve.
Bayerni ka humbur jo pak pas largimit të dyshes së famshme Roben-Riberi dhe zëvendësimi i tyre është synimi kryesor i drejtuesve bavarez./ABC News Albania 24/7