Kanë mbaruar pjesët e para dhe të dy supersfidave të mbrëmjes së sotme, me Inter-Juventues e Chelsea-Liverpool që deri më tani ndahen në “paqe”.
Në “derbin e Italisë” rastet ishin të shumta, me klumin që arriti në atë penallti të padhënë në favor të “zikaltërve” pas rishikimit të aksionit në sistemin “VAR”. Në krahun tjetër në “Stamford Bridge”, “blutë” e Chelsea arritën të gjenin golin e avantazhit në minutën e 26′-të me anë të Reece James, por sërish një rishikim i aksionit në sistemin “VAR” ka prishur festën e tifozëve duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 0 me 0. /i.m /abcnews.al