Një peshkaqen ka dalë në bregdetin e Radhimës në Vlorë dhe ka panikosur pushuesit.
Ai quhet peshkaqeni “Bebe” dhe u kap nga disa peshkatarë. Është i gjatë një metër e gjysmë por sipas peshkatarëve nuk është i rrezikshëm.
Vitet e fundit në brigjet e Adriatikut dhe te Jonit kanë dalë shpesh peshkaqen.
Sipas ekspertëve kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimaterike./ABC News Albania 24/7