Rai Vloet, futbollisti holandez 27-vjeçar që luan për Ural Yekaterinburg në Rusi, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg dhe katër vjet heqje të lejes së drejtimit për shkak të aksidentit më 14 nëntor 2021 në të cilin vdi që një djalë katër vjeçar.
“Ndjej vetëm dhimbje, shumë keqardhje. Më duhet ta mbaj këtë për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ish-lojtari i PSVm Frosinone, Heracles, Astana etj.
“Jeta jonë është e paralizuar dhe ju vazhdoni sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ju do të luani futboll në Kazakistan dhe Rusi”, shpërtheu nëna e fëmijës së ndjerë për kanalin televiziv “NOS”.
“Algemeen Dagblad” raporton se Rai Vloet, i cili nuk u paraqit në gjyq gjatë kohës që ishte në Rusi, u akuzua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit me shpejtësi 203 km/h. gazeta holandeze publikon se në momentin e aksidentit futbollisti nuk ka tentuar të frenojë apo të devijojë kur është përplasur me makinën në të cilën udhëtonte fëmija me familjen e tij.
Një burim i konsultuar nga “Algemeen Dagblad” siguron se Vloet në fillim gënjeu, duke theksuar se nuk ishte ai që qëndronte në timon dhe , më vonë, duke siguruar se nuk kishte pirë./ h.ll/abcnews.al
‼️ Fudbaler #RaiVloet osuđen je za saobraćajnu nesreću u kojoj je poginulo dete (četiri godine), čekaju ga dve i po godine zatvora ‼️
? Profimedia pic.twitter.com/YKbZ5IadwP
— Sportal (@SportalSrbija) April 3, 2023