Edhe pse në pension, Amir Khan dënohet me dy vite jashtë boksit për përdorim të substancave të ndaluara

schedule12:10 - 4 Prill, 2023

schedule 12:10 - 4 Prill, 2023

Amir Khan është ndaluar të ndeshet në boks për dy vjet pasi rezultoi pozitiv për një substancë të paligjshme pas humbjes së tij ndaj Kell Brook vitin e kaluar.

Boksieri 36-vjeçar, u tërhoq pas humbjes nga rivali i tij britanik, për të cilin ai fitoi 5 milionë paund. Fitueësi i medaljes së argjendtë olimpike në vitin 2004 ka pohuar se gëlltitja e substancës së ndaluar nuk ishe e qëllimshme. Ostarine është një liaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin, i përdorur nga atletët dhe bodybuilders për të rritur masën dhe performancën e muskujve.

Megjithtë, ajo është përdorur gjithashtu për të trajtuar sëmundjet e humbjes së muskujve dhe osteoporzën. Khan ka thyer heshtjen e tij dhe ka folur për “Sky Sports” në lidhje me këtë pezullim dy vjeçar.

“Unë kurrë nuk kam mashtruar. Unë jam një boksier në pension, ju mund ta shihni nga performanca ime. Ju mund ta shihni këtë gjë nga performanca ime kundër Kell Brook, nuk ishte më e mira.

E humba ndeshje. Nëse do të hyja në ring dhe do të fitoja, atëherë do të ishte ndryshe. Nuk kam gënjyer kurrë në jetën time. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe e kam kërkuar vet madje të testohem para dhe pas ndeshjeve. Unë nuk e dija se çfarë droge kishte në sistemin tim.  Gjithsesi mua më duket qesharake pasi unë kam jam në pension tani dhe më dënuan me dy vite”, tha Khan./ h.ll/abcnews.al