Lavrov: Perëndimi po përpiqet të nxisë mosmarrëveshje midis Rusisë dhe Kinës

schedule10:29 - 4 Prill, 2023

schedule 10:29 - 4 Prill, 2023

Perëndimi po përpiqet të nxisë mosmarrëveshje midis Rusisë dhe Kinës duke folur për marrëdhëniet e pabarabarta të Moskës dhe varësinë nga Pekini, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë të publikuar sot.

Sipas Lavrov, bisedimet dhjetë-orëshe midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping e shtynë ” partneritetin strategjik” të dy shteteve në një nivel tjetër.

“Sigurisht që ne do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për të mbrojtur interesat themelore të njëri-tjetrit”, tha ministri i Jashtëm rus.

Kina dhe Rusia njoftuan një “partneritet pa kufij” në fillim të vitit 2022, vetëm disa javë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte forcat e tij të armatosura të pushtonin territorin ukrainas.

“Ne e shohim atë si një përpjekje për të lënë në hije sukseset tona, për të mbjellë përçarje në marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit”, shtoi ministri i Jashtëm rus. Për më tepër, Sergei Lavrov fajëson përkeqësimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me vendin e tij në anën tjetër, duke nënvizuar se po furnizon regjimin kriminal të Kievit me armë.

“Bashkimi Europian humbi’Rusinë. Dhe faji është i tyre,” tha Lavrov.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!