Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për drogë në Gjirokastër

schedule10:17 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 10:17 - 16 Dhjetor, 2017

Dy persona të shpallur në kërkim për për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë arrestuar në Gjirokastër

Pas informacioneve të marra në rrugë operative në pranga ranë Ledion (Koka) Selimi 30 vjeç nga Memaliaj, i dënuar në vitin 2014 me 8 vite burg, si dhe Edison Miçi 22 vjeç nga Tepelena, i kërkuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Më 27 Mars 2017, gjykata vendosi arrest me burg në mungesë ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!