Armët bërthamore/ Shefi i NATO-s: Jemi duke monitoruar Rusinë

schedule23:43 - 3 Prill, 2023

schedule 23:43 - 3 Prill, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë për armët bërthamore, që kur presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi në fund të muajit të kaluar për planet e Moskës për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

“Ne monitorojmë nga afër se çfarë bën Rusia. Por deri më tani, ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në pozicionin që kërkon ndonjë ndryshim në qëndrimin tonë për armët bërthamore, “tha shefi i NATO-s, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi këtë temë në një konferencë për shtyp në Bruksel, shkruan CNN.

Stoltenberg e përshkroi njoftimin e Putinit si një “model të retorikës bërthamore të rrezikshme dhe të pamatur”.

“Presidenti Putin përpiqet të përdorë armët bërthamore si një mënyrë për të na penguar të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

“Ne nuk do të frikësohemi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, nënvizoi Stoltenberg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!