Dy automjete të zjarrfikses kanë qenë të paktën një orë e gjysmë para derës së stadiumit “Castellani” ku pasditen e sotme ka rënë zjarr në dhomën e zhveshjes së Empolit.
Rreth orës 18:20 mbërriti komunikimi zyrtar nga Serie A League se Empoli-Lecce do të startojë në orën 19:30 në vend të orës 18:30.
Në tribuna u fol edhe për një shtyrje të mundshme të ndeshjes por ndeshja do të luhet. /G.D abcnews.al/
Burimi: Empoli Channel