Qëndrimi i NATO-s për përpjekjet e Ukrainës“mbetet i pandryshuar, ajo do të bëhet anëtare e aleancës”.
Kështu u shpreh këtë të hënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan The Guardian.
Megjithatë, sipas Stoltenberg, fokusi kryesor është të sigurohet që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë.
“Prandaj, hapi i parë dhe më urgjent është që aleatët të ruajnë dhe të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën’, theksoi ai.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë të tregojmë se dyert e NATO-s mbeten të hapura, siç do të bëjmë nesër, kur Finlanda të bëhet anëtare e plotë. Si dhe kur të finalizojmë procesin e pranimit të Suedisë, shpresojmë në të ardhmen e afërt”, shtoi Stoltenberg.

