Monarku i ri dhe gruaja e tij mbretërore, Camilla, bënë vizitën e tyre të parë në një vend tjetër që kur Charles hipi në fronin britanik.
Çifti mbretëror bënë një vizitë treditore në Gjermani dhe të gjithë sytë ishin drejtuar tek ata.
Fotot dhe videot e performancave të tyre bënë xhiron e botës, por njëra prej tyre bëri bujë të veçantë. Kjo është një video nga dita e tretë dhe e fundit e vizitës së tyre.
Mbreti Charles dhe Camilla janë në tren për në Hamburg. Në fillim të videos, Mbreti Charles shihet i ulur pranë dritares së trenit dhe duke lexuar disa dokumente që ai kishte vendosur në tryezën e palosshme të sediljes së tyre.
Kamera vërtitet për të treguar Camilën pranë tij, gjithashtu e zhytur në leximin e dokumenteve. Fansat mbretërorë vunë re se sedilja e Camilla-s ishte shumë më e rehatshme dhe tavolina përpara saj ishte më e madhe se ajo e Charles. Me sa duket, mbreti i dha vendin më të mirë gruas së tij.
“Kalorësia nuk ka vdekur. Ajo jeton në mbretin tonë”, “Një zotëri i vërtetë”, “Ata janë vërtet binjakë shpirti”, ishin disa nga komentet e tyre./abcnews.al
View this post on Instagram