Prokurori i Speciales: Nuk po gjykohet UÇK-ja, por çfarë kanë bërë katër ish-krerët

schedule11:12 - 3 Prill, 2023

schedule 11:12 - 3 Prill, 2023

Prokurori Alex Whiting në fjalën e tij në seancën e zhvilluar ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së është shprehur se akuzat kanë të bëjnë me ata dhe jo me gjithë UÇK-në.

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, ka thënë  Whiting.

Ndër të tjera ai është shprehur se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve.

Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” që të tregojnë për ato që kanë përjetuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!