Nis gjyqi në Hagë, ish-drejtuesit e UÇK-së: Jemi të pafajshëm

schedule10:14 - 3 Prill, 2023

schedule 10:14 - 3 Prill, 2023

HAGË- Nis gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u pyetën nëse i kuptojnë apo jo aktakuzat e ndryshuara, për këtë ish-kupola e UÇK-së u shprehën se janë tërësisht të pafajshëm.

Fillimisht u pyet Hashim Thaçi, i cili u shpreh shkurt se është plotësisht i pafajshëm përballë akuzave të ngritura. Po ashtu të njëjtin qëndrim mbajtën edhe Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Fjala e tyre:

“E kuptoj, jam plotësisht I pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.

“E kuptoj, por gjithsesi, e shpreh pakënaqësinë time për zvarritjen 2.5 vjeçare, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht I pafajshëm”, u shpreh Kadri Veseli.

“Jam I pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi Rexhep Selimi.

“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrë se si është përpiluar kjo akuzë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që I lexoi prokuroja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është, dhe nuk pajtohem me atë dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Tërësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.

Ndërsa, Zyra e Prokurorisë Speciale i numëroi pikat e akuzës.

“Të akuzuarit me anë të pjesëmarrjes së përbashkët, kryen, ndihmuan dhe inkurajuan. Dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e kryera ishin në prag të kryerjes ose ishin kryer nga vartësit dhe nuk morën masat për parandalimi ne atyre dhe për ndëshkimin e kryerësve të tyre. Ata kanë përgjegjësi penale për: ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim, akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit i ndëshkuar, trajtim mizor, krim lufte, torturë, krim kundër njerëzimit, torturë, vrasje e paligjshme”./n.m.abcnews.al