Shkrimtari i njohur, Namik Dokle ka arritur një sukses shumë të madh me librin e tij, “Vajzat e Mjegullës”. Kjo pasi ky roman është përkthyer në disa gjuhë të botës.
Mirëpo, suksesi më i fundit vjen nga Spanja, pasi libri përveç se është përkthyer në spanjisht, është vlerësuar nga Instituti Servantes si numri 2 dhe një letërsi e nivelit të lartë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Dokle ka folur me plot modesti rreth këtij vlerësimi, të cilin e konsideroi një nder të madh.
“Përkthimi në Spanjë i një libri normal që është një gëzim për autorin, sepse është një vend i madh me një letërsi të madhe me emra të mëdhenj si Servantesi etj.
Realisht ky libër është përkthyer paraprakisht në Bosnje, pastaj u botua në Turqi. Së fundmi, është botuar edhe në Bullgari ku më 12 prill do bëhet prezantimi, por të gjitha këto krahasuar me botimin dhe përkthimin në Spanjë, sidomos me promovimin në Institutin Servantes ishte një gjë krejt, krejt, e veçantë për faktin që Instituti Servantes është qendra e Kulturës dhe e Letërsisë dhe Gjuhës Spanjolle, pra është Institucioni qendror për zhvillimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture.
Pritja që ju bë në Institutin Servantes këtij libri për mua ishte krejt e papritur, kaperceu të gjitha pritshmëritë. Madje, në një moment unë u ndjeva pak ngushtë pasi të thotë numri 2 i Insitutit Servantes, ky është një libër i jashtëzakonshëm, apo një letërsi e nivelit të lartë. Mendova se është pak e tepruar, jo se më erdhi keq, më erdhi mirë”, tha ai./abcnews.al