“Tuttosport” e nis ditën me titullin “Inter, ultimatum Inzaghit: Chivu nëse tekniku italian shkarkohet, Conte ose De Zerbi për të ardhmen”.
Simone Inzaghi me humbjen ndaj Fiorentinës ka arritur në 10 disfata në kampionat dhe pozicioni i tij nuk është më solid si dikur. Dy përballjet në Champions League kundër Benfikës do të jenë vendimtare për fatin e trajnerit zikaltër.
Nëse ai dështon, trajneri i Primaverës, Chivu do të jetë në stolin ziklaltër deri në fund të sezonit. Për sezonin e ardhshëm, flitet për një rikthim të Antonio Conte dhe Roberto De Zerbi. Me teknikun e Brighton thuhet se po merren informacione rreth klauzolës dhe shifrave të pagesës, ndërsa për Conten duhet zgjidhur pengesa që lidhet me keqkuptimet e trajnerit me Ausilion, drejtorin sportiv./ h.ll/abcnews.al