Pas fitores spektakolare mbrëmjen e djeshme ndaj Borussia Dortmund, ku “bavarezët” arritën të triumfonin me rezultatin e thellë 4 me 2, tekniku i ri i “të kuqve”, Thomas Tuchel foli për herë të parë për ish-trajnerin, Julian Nagelssman
“Unë e kuptoj se si ndihet Julian tani. Unë kam qenë vetë dy herë në këtë situatë. Jo se arsyeja e shkarkimeve të mia nga dy klubet e mëparshme ( PSG dhe Chelsea) ishte tek unë. E tillë është jeta e një trajneri.
Ne do të përpiqemi ta mbyllim sezonin me sukses, edhe për hir të Julianit dhe stafit të tij”,- u shpreh tekniku Tuchel gjatë intervistës.
Ndërkaq, kujtojmë se Nagelsmann u shkarkua nga klubi i Mynihut në fund të marsit dhe brënda natës klubi arriti akordin me Tuchel. /i.m /abcnews.al