Një djalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe u bë personi më i vogël në botë që botoi një libër në moshën vetëm 4 vjeç e 218 ditë.
Rekordet Botërore të Guinness thanë se Saeed Rashed AlMheiri ishte 4 vjeç e 218 ditë kur botoi librin e tij, ‘Elephant Saeed and the Bear’. Ndërkohë, rekordi u verifikua kur libri shiti 1000 kopje.
AlMheiri, libri i të cilit ka të bëjë me mirësinë dhe miqësinë, tha se ishte frymëzuar nga motra e tij, AlDhabi, e cila mban titullin e rekordeve botërore Guinness për personin më të ri që boton një libër dygjuhësh (femër).
“E dua shumë motrën time dhe më pëlqen të luaj me të gjatë gjithë kohës”, tha vogëlushi për GWR. “Ne lexojmë, shkruajmë, vizatojmë dhe bëjmë kaq shumë aktivitete së bashku. Shkrova librin tim [i frymëzuar nga ajo] pasi ndjeva se mund të kisha edhe librin tim.”/abcnews.al