Qendërmbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, është shënjestruar nga Juventusi.
Klubi torinez konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për spanjollin, siç u raportua disa javë më parë. Sipas mediave spanjolle, synimet e Juventusit në luftën për lojtarin 28-vjeçar janë mjaft serioze. Manchester City pritet të pranojë ta shesë lojtarin nëse ofrohen 30 milionë.
Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain gjithashtu përflitet të jenë të interesuar për Aymeric Laporte. Mbrojtësi ka bërë 16 paraqitje për Manchester City në të gjitha garat këtë sezon. /G.D abcnews.al/