Kinë, rëndohet bilanci i viktimave të tajfunit “Lekima”

schedule12:30 - 11 Gusht, 2019

schedule 12:30 - 11 Gusht, 2019

Bilanci i viktimave nga tajfuni “Lekima” në Kinë është rritur në 28 të vdekur, ndërkohë që 20 të tjerë konsiderohen të humbur. Autoritetet vendase deklarojnë se të paktën 5 milionë banorë në provincën Zhejang janë prekur nga reshjet dhe përmbytjet dhe rreth 1 milion prej tyre janë evakuuar për në zona të sigurta. “Lekima” u përplas fillimisht në rajonin Uenling, mes Taivanit dhe qytetit kinez të Shangait në orët e para të së shtunës, me erëra të forta dhe shira të dendura. Gjatë së dielës ai pritet të lëvizë më tej në bregun lindor. Shumica e vdekjeve janë regjistruar në qytetin Uenzhou, ku vërshimet e ujërave shkaktuan edhe rrëshqitje të mëdha toke. Sipas medias shtetërore kineze, skuadrat e emergjencave ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë shumë udhëtarëve që ishin arritur nga përmbytjet në rrugë, si dhe kanë kryer kërkime nën rrënojat e ndërtesave të shembura./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!