Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

62 vjeçari shqiptar vret me thikë bashkëshorten në Itali, djali dëgjoi gjithçka

schedule09:19 - 31 Mars, 2023

schedule 09:19 - 31 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Terni të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se një 62 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 56 vjeç.

Viktima e kësaj ngjarje është shtetasja Zenepe Uruci, dhe autori i ngjarjes bashkëshorti i saj Xhaferr Uruci është vënë në prangat e policisë.

Sipas informacioneve mësohet  se të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni.



Ato kishin një dyqan peshku në zonën ku jetonin. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë djali i çiftit, i cili dyshohet se ka marrë një telefonat nga prindërit dhe ka dëgjuar britmat e nënës së tij.

Menjëherë sapo ka mbyllur telefonin ai ka marrë në telefon policinë dhe motrën e tij pasi ka kuptuar se në banesë po ndodhte diçka, por fatkeqësisht mbërritja e forcave të policisë ka qenë shumë vonë për 56 vjeçaren e cila kishte ndërruar jetë.

Ndër të tjera nga mediat bëhet me dije se shkak për këtë krim brenda familjes të jetë bërë xhelozia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!