U dënua me 13 vite burg për vrasjen e partneres së tij, atleti Pistorius kërkon lirimin me kusht

schedule15:31 - 30 Mars, 2023

schedule 15:31 - 30 Mars, 2023

Tashmë është e dukshme mundësia e Oscar Pistorius, i dënuar më parë me 13 vite burg për vrasjen e partneres së tij.

Paraolimpisti i Afrikës së Jugut po pret një vendim të bordit të lirimit me kusht të premten për t’u liruar, pasi tashmë ka vuajtur gjusmën e dënimit.

Seanca dëgjimore e bordit të lirmit me kusht do të zhvillohet në Pretoria dhe vendimi pritet të mbyllë historinë e shumëpërfolur. Anëtarëve të këshillit do t’u kërkohet të përgjigjen nëse qëllimi i burgut është përmbushur dhe nëse Pistorius është një rrezik për shoqërinë.

Në shkurt të vitit 2013, atleti vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp, një modele e diplomuar për drejtësi. Prokurorët e kishin akuzuar sportistin për vrasjen e saj, duke e konsideruar si vrasje për xhelozi dhe zemërim. Atleti mohoi akuzat, duke pretenduar se ishte i dashuruar me të dhe se ai qëlloi në drejtim të derës së banjos sepse mendoi se një grabitës ishte fshehur aty.

Ai u dënua për vrasje me 13 vjet. Të dënuarit nga Afrika e Jugut kanë automatikisht të drejtën të kërkojnë lirim me kusht pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit.

Pistorius kishte frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën kur arriti në gjysmëfinalen e 400 metrave në Lojërat Olimpike të 2012, duke fituar famë dhe pasuri ndërkombëtare, ku suksesi i tij solli shumë kontrata dhe sponsorizime./ h.ll/abcnews.al