Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç: Sido që të jetë pjesëmarrja, jam i bindur për fitore

schedule14:19 - 30 Mars, 2023

schedule 14:19 - 30 Mars, 2023

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç tha se sido që të jetë pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve, ai është i bindur se do të jetë fitues. Gjukanoviç tha dje për se është i kënaqur me numrin e votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Mali i Zi nuk zgjedh mes dy kandidatëve këtu, por një rrugë drejt së ardhmes. Vota për mua është votë për rrugën e vazhdimësisë,” tha Gjukanoviç. Ai theksoi se Mali i Zi në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë dhe vendit u bë anëtar i NATO-s dhe se kjo i hapi dyert e BE-së.

Gjukanoviç theksoi se ai nuk mendon se rezultati i zgjedhjeve do të varet nga një pjesëmarrje më e ulët apo më e lartë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!