Jan Brokken, shkrimtari i njohur holandez i përkthyer edhe në shqip ka qenë i ftuar këtë të enjte në “ABC e Mëngjesit”. Ai është autor i mbi 25 librave dhe së fundmi ka ardhur edhe në gjuhën shqipe me dy prej tyre “Në shtëpinë e pianistit” dhe “Shpirti baltik”.
Jan ka folur padyshim për romanet e tij, në të cilët ka ndërthurur artin, arkitekturën dhe udhëtimet. Sakaq, ai është ndalur shumë te romani i fundit, që sipas tij, ka qene një risk pasi nuk kishte shumë njohuri për vendet baltike dhe mori guximin të trajtonte kulturën e tyre.
Mirëpo, kjo gjë duket se u prit shumë mirë në shtetet ku libri u përkthye, pasi lexuesit kishin kuriozitet të madh, sipas shkrimtarit.
“Unë përpiqem që kur shkruaj, të tregoj disa këndvështrime, sepse komuniteti hebraik është i ndryshëm nga një vend në tjetrin. Për shembull në Lituani në 1940, 74% e popullatës ka qenë hebraike. Realiteti i tyre ishte krejt ndryshe nga ai i partisë polake, ose nga ata me origjinë ‘dem baba dem’ nga Lituani. Pra, në këtë libër ‘Shpirti Baltik’ unë përshkruaj këndvështrime të ndryshme, të cilët formojnë tërësinë e mozaikut të historisë. Ky libër për mua, kur i thash botuesit tim holandez se do e shkruaj për vendet baltike dhe pse nuk dinim asgjë, më pyeti nëse isha i sigurt për këtë gjë që do bësh. Sepse do të shesësh vetëm 15 libra se askujt nuk i intereson. Mirëpo, unë e bëra dhe pati shumë interes. Edhe në Itali sidomos sepse donin të dinin se cilët janë këta njerëz. Ajo që kam gjetur unë në shoqërinë e tyre, është ajo që kanë humbur në Europë. Estonianët, letonezët dhe lituanezët, janë krenar për gjuhën e tyre dhe për kulturën e tyre dhe për muzikën e tyre dhe për teatrin. Ata janë pushtuar për gjatë shekujve e shekujve nga gjermanët, rusët, nazistët dhe më tej nga Bashkimi Sovjetik, por ata kanë ruajtur gjuhën e tyre, kulturën e tyre, muzikën e tyre, kanë ruajtur krenarinë e tyre”, tha Jan./abcnews.al