Rreth 37 mijë pushues dhe turistë që kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore përgjatë dy muajve të fundit. 600 raste janë referuar në spital. Të dhënat i bëri publike ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Task-Forcës për turizmin që u zhvillua në Vlorë. Ministrja Manastirliu iu kërkoi drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë dhe tu ofrojnë shërbim me cilësi qytetarëve. Manastriliu gjithashtu theksoi nevojën për intensifikim të kontrolleve për kushtet higjeno-sanitare tek subjektet që operojnë në fushën e turizmit. Nga 1 Qershori deri tani Inspektorati Shëndetësor ka kryer rreth 3400 kontrolle. Për subjektet e kapura me shkelje janë marrë masa administrative, janë paralajmëruar për mbyllje ose janë bllokuar në rastet kur kanë përsëritur veprimin./ABC News Albania 24/7
Manastirliun në Vlorë: Rrisim cilësinë e shërbimit për pushuesit
schedule10:00 - 10 Gusht, 2019
schedule 10:00 - 10 Gusht, 2019
