Te Tottenhami tashmë po mendohet për post-Conte pas lamtumirës së ish-trajnerit të Interit dhe në pole position është Nagelsmann, gjithashtu i shkarkuar, por nga Bayern Munich.
Deklaratat e forta të Antonio shkaktuan shumë fjalë dhe në fund çuan në shkëputjen me “Spurs”, të cilët tani po shohin përpara dhe do të mbështeten te Stellini nga tani deri në fund të sezonit.
Drejtori i Tottenham, Fabio Paratici është shprehur për ndarjen me Conte: “Ne e dimë se sa i vështirë ka qenë ky sezon për Antonio Conten personalisht. Gian Piero Ventrone dhe Gianluca Vialli vdiqën, më pas ai iu nënshtrua një operacioni. Klubi e mbështeti atë, ishim afër, por në fund arritëm në këtë marrëveshje të ndërsjellë. Mendoj se vendimi që kemi marrë është i duhuri për të gjithë ” , ka thënë për kanalet zyrtare të klubit Paratici./ h.ll/abcnews.al