I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje Skype, kolonel, Çlirim Toci nga Estonia, i cili foli për lëvizjen e fundit të Vladimir Putin, i cili vendosi armë bërthamore në Bjellorusi.
Toçi tha se në vendet baltike ka pasur reagim dhe kjo lëvizje është cilësuar si një kërcimin dhe rritje e tensioneve, por shton se këta vende janë të përgatitura.
“Ka disa reagimi nga Polonia në Lituani dhe më pak në Letoni dhe Estoni.
Dje Ministri i Jashtëm i Lituanisë bëri një deklaratë në lidhje me vendimin e Putin, për të vendosurt këto armë nukleare në Bjellorusi.
Ai e konsideronte këtë vendim si kërcënim dhe rritje e tensioneve. Dihet që Lituania ndan kufirin me Bjellorusinë. Jo se Lituania nuk është e vetëdijshme për këtë rrezik, sepse Rusina në Bjellorusi ka sistemet iskender dhe s-400 ,që janë sisteme kundër-ajrore dhe rreze të gjatë.
Në Estoni sot pati një debat në një nga mediat e vendit, kur u pyet për ndikimin, ata thanë që do të rritet tensione, por kjo nuk është me diçka e re për ne, pasi janë të përgatitur për këtë.
Lituania është shumë e ndjeshme, pasi para 2 vitesh është përdorur emigrimi si një lloj armë për të destabilizuar Perëndimin,” tha Toçi.
Në lidhje me mundësinë se Putini tanimë e ka humbur kontrollin dhe lëvizjet e tij mund të jenë të paparashikuara, koloneli tha se në këto vende nuk e mendojnë këtë gjë, madje mendojnë të kundërtën, se Putini është i vetëdijshëm për çdo lëvizje që bën.
“Jo nuk e mendojnë se Putini i ka humbur kontrollin. Këtu thonë se Putin është vetëdijshëm për lëvizjet që bën” , u shpreh koloneli.r.t/abcnews.al