Kryeministri Rama ka thumbuar sot ish kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, për mbeturinat e pa pastruara në plazh.
“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit”,-shkruan Rama.
Kryeministri publikon ankesën që i ka ardhur në telefon nga një pushues, si dhe fotot e veprimit të kryebashkiakut të ri, pas interesimit të kryeministrit.
“Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet”,-shkruan Kryeministri./ABC News Albania 24/7