Rusia mund të kërkojë kompensim për dëmet nga shpërthimi në Nord Stream

schedule09:37 - 27 Mars, 2023

schedule 09:37 - 27 Mars, 2023

Moska mund të kërkojë kompensim për dëmet nga shpërthimet e vitit të kaluar në tubacionet e gazit Nord Stream, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Tubacionet, që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë në Detin Baltik, u goditën nga shpërthime të pashpjegueshme shtatorin e kaluar në atë që Kremlini e quajti një akt “terrorizmi ndërkombëtar”.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e kompensimit për dëmin si rezultat i shpërthimit të gazsjellësve Nord Stream,” tha në një intervistë me Dmitry Birichevsky.

Ai shtoi se vendet perëndimore po kundërshtonin një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përgatitur nga Rusia, që kërkonte një hetim ndërkombëtar të pavarur për shpërthimet.

“Pavarësisht kësaj, ne synojmë të vazhdojmë të këmbëngulim për një hetim ndërkombëtar gjithëpërfshirës dhe të hapur me pjesëmarrjen e detyrueshme të përfaqësuesve rusë”, tha Birichevsky.

Për shpërthimet në tubacione janë fajësuar si SHBA, Rusia dhe Ukraina, por se cili është shkaktari i vërtetë është ende një mister.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!