Një automjet që ndodhej i parkuar në një garazh në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në rrugën “Ndre Mjeda”. Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetases A. B.
Si pasojë, është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.