Akuzohet se ka përvetësuar 150 milionë euro, kinezi mashtrues në Gjykatën e Lartë: Mos më ekstradoni

schedule16:03 - 26 Mars, 2023

schedule 16:03 - 26 Mars, 2023

Nga Ermal Vija

Shtetasi kinez Liangbin Chen i arrestuar një vit më parë, për akuzën e mashtrimit kompjuterik me pasoja të rënda, i kërkon Gjykatës së Lartë të pezullojë vendimin për ekstradimin e tij drejt Kinës.

Më herët për 33-vjeçarin të dyja shkallët e gjykimit kanë miratuar kërkesën e prokurorisë për dorëzimin e tij pranë autoriteteve kineze të cilat e akuzojnë se ka mashtruar mijëra qytetarë me vlerë rreth 150 milion dollarë nëpërmjet platformave për bastet sportive online.

Rekursi në Gjykatën e Lartë, pritet të vendosë përfundimisht për fatin e kinezit që u arrestua verën e kaluar në aeroportin e Rinasit. Ai fillimisht u mbajt në masën e arrestit në burg, por prej disa muajsh iu ndryshua masa e sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht qëndron në arrest shtëpiak. Nga ana tjetër avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar që 33-vjeçarit t’i pranohet kërkesa për azil politik në vendin tonë, pasi esktradimi drejt Kinës mund ti rrezikojë jetën./abcnews.al