VIDEO/ Berisha debuton me fitore, Fullkrug “hero” i “pancerave” në miqësoren me Perunë

schedule23:14 - 25 Mars, 2023

schedule 23:14 - 25 Mars, 2023

Ndryshe nga Kombëtaret e tjera evropiane, Gjermania i ka “shpëtuar” raundit kualifikues të Kampionat evropian, Euro 2024, si vend organizator i eventimentit, duke i lënë kështu kohë të përgatitet në ndeshje miqësore, ashtu si ajo e mbrëmjes së sotme ndaj Perusë.

Në “Meëa Arena” të Mainzit, “pancerat” e drejtuar nga tekniku Hansi Flick arritën një fitore të thjeshtë 2 me 0 përballë “latinëve” të Perusë, ku padyshim “hero” i mbrëmjes ishte “bomberi” i Ëerder Bremen, Niclas Fullkrug, i cili “vulosi” gjithçka me një dopietë në minutat 12’ dhe 33’ të lojës.

Rezultati mund të ishte shtuar në 3 me 0, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë Kai Havertz gaboi duke zhgënjyer futbolldashësit. Minuta në këtë sfidë pati edhe për “bomberin” e Augsburg, me origjinë shqiptare, i cili debutoi në minutën e 76’-të të sfidës.

Ndërkaq, kujtojmë se miqësorja e radhës për “pancerat” gjermanë do të jetë mbrëmjen e 28 marsit, ku do të presin “djajtë” e Belgjikës, në një miqësore “luksi”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: