TIRANË – Ka përfunduar pas rreth 4 orësh mbledhja e kryesisë së PD, në të cilën është diskutuar mbi mënyrën e daljes në zgjedhjet lokale. Gazetarja Erneta Shevroja tha në përfundim të mbledhjes se Kryesia nuk ka arritur të dalë në një vendim final si do të shkohet në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, dy emra të propozuar në kryesinë e PD të Alibeajt për garën elektorale për Tiranën, janë përkatësisht Roland Bejko dhe Jonila Godole. Gazetarja gjithashtu raportoi se ka pasur edhe disa propozime të tjera si Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka.
Duhet theksuar se këta të fundit kanë shprehur qëndrimin se duhet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhje. Sipas gazetares, në tryezën e diskutimeve është edhe emri i Rudi Erebaras.
/abcnews.al