A do të marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles, Meghan Markle dhe Princi Harry?

schedule10:07 - 24 Mars, 2023

schedule 10:07 - 24 Mars, 2023

Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles, më 6 maj , po afrohet, por ende nuk është sqaruar nëse do të marrin pjesë, Princi Harry dhe Meghan Markle. Ajo që dimë është se çifti ka qenë i ftuar, por sipas “Sunday Times” ata të paktën deri më tani nuk e kanë konfirmuar prezencën. Në fakt, ceremonia përkon me ditëlindjen e katërt të Archie -t.

Çifti kanë qenë të ftuar, por sipas “Sunday Times” ata të paktën deri më tani nuk e kanë konfirmuar prezencën. Në fakt, ceremonia përkon me ditëlindjen e katërt të Archie-t.

Marrëdhëniet midis Pallatit dhe çiftit dihet se janë veçanërisht të tensionuara pas publikimit të autobiografisë së Princit Harry, Reserve, janarin e kaluar, në të cilën Duka i Sussex bëri disa përshkrime jo të këndshme të jetës në Pallat dhe marrëdhënies së tij me vëllain dhe babain e tij.

Duke folur për ceremoninë e kurorëzimit, Harry kishte thënë në një intervistë televizive: “Dera është gjithmonë e hapur. Topi është në fushën e tyre. Ka shumë për të folur dhe unë me të vërtetë shpresoj se ata janë të gatshëm të ulen dhe ta bëjnë atë”.

Megjithatë, sipas një burimi të afërt me mbretin Charles: “Është një rast i mrekullueshëm për Charles dhe ai do të donte që djali i tij të ishte dëshmitar i kurorëzimit të tij. Ai do të donte që Harry të kthehej në familje. Nëse ata nuk arrijnë t’i gjejnë, mbretërimi i tij do të vlerësohet me lënien e familjes së tij të ndarë . Do të ishte shumë keq që reputacioni i tij si prind i largët të vazhdojë .’/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!