Anashkaluan sanksionet kundër Rusisë, SHBA nis hetimet ndaj Credit Suisse dhe UBS

schedule10:25 - 24 Mars, 2023

schedule 10:25 - 24 Mars, 2023

Departamenti Amerikan i Drejtësisë po heton një sërë bankash, duke përfshirë Credit Suisse  dhe UBS, si pjesë e një hetimi nëse ato ndihmuan oligarkët rusë t’i shmangeshin sanksioneve të vendosura për luftën në Ukrainë .

Bloomberg raporton se dy bankat zvicerane janë përfshirë në një valë të fundit të thirrjeve të dërguara nga qeveria amerikane. Në veçanti, Departamenti i Drejtësisë kërkon të identifikojë punonjësit e bankës që kanë pasur kontakte me klientët e sanksionuar.

Gjithashtu kërkon të identifikojë se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë bankat për të kontrolluar këta klientë gjatë viteve të fundit. Credit Suisse ishte e njohur për menaxhimin e pasurisë së rusëve para luftës në Ukrainë, duke gjeneruar 600 milionë dollarë të ardhura vjetore.

/abcnews.al