Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjecare gruaja e parë afrikano-amerikane që ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi, Toni Morrison. Familja e saj ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se ajo ka vdekur mbrëmjen e 5 gushit nga një sëmundje e shkurtër.
“Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndjerë shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, shkruhet në letrën e familjarëve të shkrimtares.
Vdekjen dikur Morrison e kishte përshkruar përmes një shprehje:
“Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo ne krijojmë gjuhë. Kjo mund të jetë matëse e jetës sonë”.
Si autore e 11 romaneve, Morrison ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1993, ndërsa veprën e parë e ka publikuar më 1970. Morrison ka lenë pas disa libra që lexohen në të gjitha gjuhët e botës./ABC News Albania 24/7