Chollet uron Kurtin për marrëveshjen në Ohër

schedule16:29 - 23 Mars, 2023

schedule 16:29 - 23 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti dhe Chollet diskutuan për takimin e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, që u mbajt në fundjavën e kaluar në Ohër dhe për pajtimin e arritur mbi aneksin për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Chollet uroi Kurtin për marrëveshjen e arritur të shtunën, pas negociatave të gjata dhe të vështira.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ata folën për takimin e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, që u mbajt në fundjavën e kaluar në Ohër dhe për dakordimin e arritur mbi aneksin për zbatimin e Marrëveshjes Bazë sipas propozimit Evropian, të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chollet e uroi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur të shtunën, pas negociatave të gjata dhe të vështira. Kryeministri Kurti e falënderoi këshilltarin e lartë Chollet për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë gjithë procesit. Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit të saj tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe marrëdhëniet në terren siç thuhet në frymën dhe shkronja e saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës./abcnews.al