“Kriza energjitike u menaxhua me sukses”, Balluku: Pavarësia energjitike, prioritet i qeverisë

schedule13:56 - 23 Mars, 2023

schedule 13:56 - 23 Mars, 2023

Shqipëria e menaxhoi si duhet krizën energjitike ndërsa 2022, tregoi edhe një herë se iguria energjitike është prioritare, që energjia po përdoret si një armë kundër BE, kundër SHBA. Kështu u shpreh në fjalën e saj në seancë plenare zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Duke folur mbi ligjin për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, Balluku tha se qeveria shqiptare synon që deri më në 2029 Shqipërnë ta bëjë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues.

“Varësia nga importet ishte e lartë se u vendos që një pjesë e mirë e HEC të jepej në shkëmbim të TVSH në atë kohë. Sot ndërsa blejmë në import energjinë e prodhuar nga një pjesë e HEC për ti shërbyer këtij vendi e përdorin kompani që e kanë privatizuar totalisht pa të drejt. Plani i madh konsistonte vetëm në privatizimin e HEC shtetërore dhe në ngritjen e HEC të vogla pa studim duke i hequr ujin e pijshëm, apo ujin që përdorej për bujqësinë të gjithë fshatrave, dhe duke i hyrë në hak, nga mëngjesi në darkë shqiptarëve.

Por qeveria Rama i ka bërë të gjitha ndryshe. Pikë së pari, ne kemi një strategji të mirëfilltë të zhvillimit të sektorit energjitike e që në 4 vitet e fundit, tashmë ka marrë jetë dhe është diversifikimi i burimeve të energjisë. Nuk bazohemi as te vërejtjet e portaleve të paguara, as te insinuatat e opozitarëve të përfshirë në sektorin energjitik, por bazohemi në studimet e mirëfillta në direktivat e BE-së e sekretariatit të energjisë, dhe mbi të gjitha në të mirën e vendit.

2022 na ka treguar edhe një herë që sot siguria energjitike është prioritare, që energjia po përdoret si një armë kundër BE, kundër SHBA dhe këtë e parë qartazi, sic kemi parë edhe një gjë tjetër qartazi në 2022, qeveria përmes një mirëmenaxhimi të kaskadës së Drinit,  pavarësisht një dimri shumë të thatë, përmes një mirëmenaxhimi edhe të importeve ia dolëm që të ofronim shërbim të panderprerë për qytetarët tanë e mbi të gjitha një shërbim që nuk njohu as edhe një qindarkë rritje. Pavarësisht se cfarë u tha gjatë 2022, dezinformime për të krijuar panik te njerëzit, por asgjë nuk ndodhi. Dhe ne treguam se jemi një qeveri që dimë të menaxhojmë krizat, sic bëmë me pandeminë, me tërmetin, apo edhe me krizën energjitike.

Për t’u kthyer te pr/ligji. Ne me anë të një strategjie të mirëstudiuar synojmë që në 2029 të krijojmë kapacitete të reja shtesë, të prodhimit me 4 terravat nga prodhimi i sotëm. Duke e bërë Shqipërnë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues. Pavarësia energjitike e Shqipërisë është një prioritet i qeverisë Rama, dhe mbi të gjitha pavarësia energjitike e Shqipërisë  do të jetë edhe një pavarësi energjitike për rajonin.  ” -u shpreh ndër të tjera Balluku.