Babai vret dy djemtë dhe dorëzohet në polici: I dërgova në Parajsë!

schedule10:24 - 23 Mars, 2023

schedule 10:24 - 23 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi, ku një burrë, i idenfitikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.

Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë. Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., pa shenja jete.

Autori dyshohej se ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia.

Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen.

Policia nisi hetimet përkatëse për ngjarjen, ndërsa trupat e djemve të pajetë u dërguan në morg për kryerjen e autopsisë, që do të çojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të vdekjes së tyre.

/abcnews.al